UEFA Development për vajza/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

UEFA Development për vajza/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

17:20, 23/09/2025

Shqipëria U-15 për vajza do të luajë nesër ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota ka mbyllur sot në Durrës seancën e fundit stërvitore.

Gjendja e vajzave është e mirë dhe stafi kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e kombëtares do të luhet në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe hyrja do të jetë falas.

Sakaq, sfida do të transmetohet live në FSHF TV.

Në ora 11:00 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Estonisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco