Zhvillim i papritur në Angli, Monchi largohet nga Aston Villa

Zhvillim i papritur në Angli, Monchi largohet nga Aston Villa

09:42, 23/09/2025

Sipas raportimeve të “The Athletic”, drejtori i njohur sportiv, Monchi, do të largohet nga posti i Presidentit të Operacioneve të Futbollit në Aston Villa-s, detyrë që e mori në qershor të vitit 2023.

Ky vendim i papritur shënon fundin e aventurës së tij të dytë jashtë Spanjës, pas eksperiencës në Romë (2017–2019), përpara se të rikthehej te Sevilla, ku ndërtoi reputacionin e një prej drejtuesve më të suksesshëm në futbollin evropian.

Largimi i Monch-it vjen në një moment shumë delikat për skuadrën e Unai Emery. Aston Villa ndodhet në krizë të thellë: me vetëm 3 pikë në 5 ndeshjet e para të Premier League, pa asnjë fitore dhe me vetëm një gol të shënuar. Ky është një prej fillimeve më të dobëta në historinë e klubit në elitë. Për më tepër, skuadra është eliminuar edhe nga Kupa e Ligës, duke shtuar trysninë mbi projektin.

Merkatoja e fundit e vështirë, e kufizuar nga aspekti financiar, nuk e ndihmoi situatën. Villa shpenzoi vetëm 30,5 milionë euro për afrimet: Guessand (30 mln €), Bizot (0,5 mln €), ndërsa Lindelof erdhi si lojtar i lirë dhe Elliott e Sancho iu bashkuan me huazim.

Me këtë prapaskenë, largimi i Monchit shihet si një tronditje e madhe për projektin e Aston Villa-s, që tashmë mbetet me pikëpyetje të mëdha për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco