‘Ylli im, të dua!’, mesazhi romantik i Nicki Nicole për Lamine Yamal pas ceremonisë së ‘Topit të Artë’

‘Ylli im, të dua!’, mesazhi romantik i Nicki Nicole për Lamine Yamal pas ceremonisë së ‘Topit të Artë’

08:55, 23/09/2025

Pas ndarjes së çmimeve më prestigjioze të futbollit botëror, ku Lamine Yamal fitoi Çmimin Kopa (futbollisti më i mirë në botë nën 21 vjeç), por humbi “Topin e Artë” ndaj Ousmane Dembélé-së, reagimet nuk munguan. Përveç babait të tij, i cili foli me tone të forta për padrejtësinë, në rrjetet sociale u bë viral edhe mesazhi i dashurisë nga partnerja e tij, këngëtarja argjentinase Nicki Nicole.

Artistja 25-vjeçare postoi një dedikim të shkurtër, por plot emocion në “Instagram Stories” për 18-vjeçarin e Barcelonës:

“Ylli im. Të dua”, shkroi ajo përpara më shumë se 22,7 milionë ndjekësve të saj.

Image

Nicki Nicole, e cila nuk ishte e pranishme në galanë e zhvilluar në “Théâtre du Châtelet” në Paris, ka pranuar për herë të parë publikisht se është thellësisht e dashuruar me futbollistin spanjoll:

“Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe e qetë… Ai më ka mësuar të them ‘t’estimo’ në gjuhën katalanase”, rrëfeu ajo muajin e kaluar.

Historia e tyre e dashurisë u bë publike në gusht 2025, kur Yamal i uroi publikisht ditëlindjen këngëtares. Më pas, çifti u shfaqën bashkë edhe në ndeshjen e Trofeut “Joan Gamper”, ku Nicki Nicole veshi fanellën me emrin e Lamine Yamal për ta mbështetur në fushë.

Për më tepër, lidhja e tyre u konfirmua edhe në rrjetet sociale nga futbollisti Nico Williams, i cili me një video humoristike e bëri viral faktin se “Yamal është i dashuruar… me Nicki Nicole”.

Historia e një futbollisti 18-vjeçar dhe një artisteje të famshme argjentinase po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u bërë një nga çiftet më të komentuara në botën e sportit dhe muzikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco