Liga e Kampionëve nuk fal: tërheq energji, konsumon forca dhe shpesh kushton edhe pikë në kampionat. Ky është mendimi që përsërisin shpesh klubet e mëdha për të justifikuar ndeshjet nën nivel. Antonio Conte, gjatë gjithë verës, e ka theksuar se vetëm një “organikë e pasur”, dhe me cilësi, mund t’i përballojë këto ritme të larta. Dhe kishte të drejtë.
Pas ndeshjes së vështirë në Manchester ndaj City-t, Napoli iu kthye kampionatit duke sfiduar Pizën në “Maradona”. Në letër, një takim i thjeshtë, por në fushë u shndërrua në një provë të vështirë, me skuadërn e Contes që fitoi me vështirsi 3-2. Kundërshtari tregoi organizim të lartë, ndërsa te napolitanët u ndie lodhja fizike.
Megjithatë, pikërisht këtu u pa dora e Contes: menaxhimi i stolit, rotacionet e sakta dhe besimi te lojtarët që zakonisht kanë më pak hapësirë. ‘Turnover’-i i trajnerit rezultoi vendimtar, duke i dhënë Napolit një fitore të çmuar dhe duke treguar se edhe “pjesët rezervë” mund të bëjnë diferencën.
Testi i parë pas Champions-it është kaluar me sukses. Tani sfida për Conte do të jetë ruajtja e ekuilibrit, menaxhimi i forcave dhe mbajtja e skuadrës në maksimum në të dy frontet. Napoli duket i përgatitur për këtë betejë të gjatë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: