Golfistja britanike, Charley Hull: Trump më ftoi të luajmë bashkë, ishte shumë simpatik

Golfistja britanike, Charley Hull: Trump më ftoi të luajmë bashkë, ishte shumë simpatik

10:37, 22/09/2025

Golfistja e njohur britanike, Charley Hull, fituese e tetë titujve profesionalë, ka zbuluar se së shpejti mund të ndajë fushën e golfit me presidentin amerikan, Donald Trump.

Hull tregoi në një intervistë për BBC Radio 5 se pati një bisedë të shkurtër me Trump gjatë një pritjeje në Kalanë e Windsor-it, ku presidenti i SHBA-së ishte i ftuar nderi nga mbreti. “Fola pak me të dhe më ftoi të luanim. Tha se do të donte të organizonte një ndeshje. Është fantastike”, – u shpreh sportistja 29-vjeçare.

Ajo shtoi se Trump kishte kontaktuar edhe më herët me agjentin e saj për të organizuar një lojë në fund të vitit të kaluar, por për shkak të pushimeve nuk kishte qenë e mundur. Tani, të dyja palët po përpiqen të gjejnë një datë para fundit të këtij viti.

“Jam shumë e emocionuar që do të kem mundësinë të luaj golf me të. Ishte shumë i sjellshëm me të gjithë. Folëm për golf dhe më tregoi se njihte disa lojtare të LPGA Tour si edhe disa nga djemtë”, – tha Hull, e cila njihet edhe si një mbështetëse e hapur e Trumpit.

Një takim i tillë mes një prej figurave më të njohura të sportit britanik dhe presidentit amerikan pritet të tërheqë vëmendjen jo vetëm të botës së golfit, por edhe të medieve ndërkombëtare.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco