Barcelona, një tjetër fitore bindëse, Flick: Kjo, rruga e duhur, Cruyff do të ishte krenar per ne

Barcelona, një tjetër fitore bindëse, Flick: Kjo, rruga e duhur, Cruyff do të ishte krenar per ne

08:50, 22/09/2025

Barcelona po kalon një moment fantastik. Pas fitores spektakolare 6-0 ndaj Valencias dhe debutimit të shkëlqyer në Champions kundër Newcastle, katalanasit shtuan një tjetër sukses, duke mposhtur Getafen me rezultatin 3-0.

Trajneri Hansi Flick u shfaq i qetë dhe i kënaqur pas ndeshjes: “Tri pikë të rëndësishme. Nuk është e thjeshtë të shënosh tre gola, por ne e dominuam lojën dhe e merituam plotësisht këtë fitore”.

Strategu gjerman menaxhoi me kujdes rotacionet. Marcus Rashford u la fillimisht në stol për të ruajtur energjitë, ndërsa vlerësime të veçanta mori Eric Garcia, i cili dha siguri në prapavijë dhe tregoi se mund të përshtatet në disa pozicione. “Eric është një lojtar i shkëlqyer, shumë i rëndësishëm për ne sidomos në këtë periudhë kur ende presim rikthimin e Baldé”, tha Flick.

Në analizën e tij, trajneri nënvizoi se vazhdimësia është forca kryesore e Barcelonës aktuale: “Në tri ndeshjet e fundit kemi treguar lojë cilësore dhe rezultate të merituara. Ky është drejtimi i duhur për të ardhmen”.

Në fund, ai kujtoi edhe trashëgiminë e Johan Cruyff, duke theksuar frymën e klubit: “Cruyff do të ishte krenar. Për Barcelonën nuk mjafton vetëm fitorja, por edhe mënyra si e arrijmë atë. Ne duam të dominojmë dhe të luajmë futboll të bukur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco