Sonte, me fillim nga ora 20:00, do të mbahet ceremonia e Topit të Artë 2025, ku do të zbulohet pasuesi i Rodrit, fitues i vitit të kaluar. Gara e këtij viti është më e pasigurt se kurrë, me surpriza dhe emra të mëdhenj që garojnë për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.
Në mesin e kandidatëve më të përfolur janë Gianluigi Donnarumma, tashmë lojtar i Manchester City (por deri pak javë më parë pjesë e PSG-së), i cili ëndërron të bëhet portieri i dytë pas legjendarit Lev Yashin që fiton këtë trofe. Konkurrenca është e ashpër: përballë tij qëndron ish-shoku i skuadrës Ousmane Dembélé, favorit i madh falë Champions League të fituar me PSG-në, si dhe ‘ylli’ i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, i konsideruar si gjeniu i ri i futbollit modern.
Kandidatët kryesorë
Përveç favoritëve Dembélé e Ymal, lista e 30 pretendentëve përfshin ‘yje’ si Mbappé, Haaland, Bellingham, Vitinha, Vinicius Jr., Hakimi, Kvaratskhelia, Salah dhe të rinjtë e talentuar si Doué. Një edicion me vërtetë i paparashikueshëm, ku çdo votë mund të bëjë diferencën.
Çmimet e tjera
Çmimi Yashin: krahas Donnarummës dhe Sommerit, janë në garë edhe portierë si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez e Jan Oblak.
Çmimi Kopa (U21): përveç Yildizit dhe favoritit Yamal, të nominuar janë edhe emra si Pau Cubarsi, Désiré Doué, Estevao e Joao Neves.
Topi i Artë për femra: Kristiani Girelli dhe Sofia Cantore përfaqësojnë Italinë, duke hyrë në garë me kampione si Aitana Bonmatí, Alexia Putellas e Lucy Bronze.
Të gjithë sytë janë sot nga Parisi, ku pritet të shpallet ‘mbreti’ i ri i futbollit botëror. A do të bëjë Donnarumma historinë si portieri i dytë që fiton Topin e Artë, apo do të triumfojë magjia e Dembélé dhe freskia e Yamal?
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: