VIDEO/ Lorik Cana mbështet nga afër Granit Xhakën dhe Sunderlandin

VIDEO/ Lorik Cana mbështet nga afër Granit Xhakën dhe Sunderlandin

21:56, 21/09/2025

Ish-kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka qenë i pranishëm në ndeshjen ndaj Aston Villas për t’i dhënë mbështetje ish-klubit si dhe futbollistit shqiptar Granit Xhakës.

Cana doli në fushë pak para se të niste ndeshjen edhe për të përshëndetur tifozët, të cilët e duartrokitën.

Pas ndeshjes, ai u fotografua me kapitenin aktual, pra Granit Xhakën, i cili edhe asistoi te goli i barazimit, ku dhuroi një asist të bukur me kokë për Isidor.

Kujtojmë, Cana ishte pjesë e Sunderlandit në sezonin 2009-2010, ku zhvilloi 31 paraqitje në Premier League, si dhe dhuroi një asistim atë sezon.

Ai gjithashtu kishte zhvilluar katër paraqitje, dy në FA Cup dhe dy në Kupën e Ligës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco