La Liga/ Goli i Vedat Muriqit i heq fitoren Atletikos në minutat e fundit

La Liga/ Goli i Vedat Muriqit i heq fitoren Atletikos në minutat e fundit

20:32, 21/09/2025

Majorka dhe Atletiko Madrid u përballën sot në sfidën e vlefshme për javën e pestë të La Ligës.

Sfida u mbyll në barazim 1-1, ndërsa skuadra e Simeones u befasua nga goli i Vedat Muriqit në minutën e 85-të.

Emocionet më të forta ishin ruajtur për minutat e fundit të takimit.

Atletiko kaloi në avantazh dhe me 10 lojtarë, pikërisht në minutën e 79-të me golin e Gallagher.

Goli i Muriqit riktheu makthet e këtij sezoni tek Atletiko. Titullar e nisi edhe Marash Kumbulla, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe la fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco