Gvozdenoviç, pas fitores ndaj Partizanit: Fitore besimi, treguam mentalitet fitues

Gvozdenoviç, pas fitores ndaj Partizanit: Fitore besimi, treguam mentalitet fitues

21:41, 20/09/2025

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh shumë i kënaqur pas triumfit 1-0 në transfertë ndaj Partizanit, duke e cilësuar si një fitore të besimit dhe të karakterit.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë, Partizani ka shumë cilësi në skuadër. Jam i lumtur për pikët dhe faktin që jemi ende në krye të renditjes. Sot më kënaqën tre gjëra: vazhdimësia, cilësia dhe mentaliteti fitues. Këto janë elementë thelbësorë për të ecur përpara në kampionatin shqiptar,” deklaroi tekniku serb për “Super Gol”.

Sipas tij, Elbasani ka kaluar një seri ndeshjesh të forta ndaj skuadrave që kanë luajtur në Europë, gjë që ka forcuar edhe më shumë grupin. “Jemi një ekip i mirë, i fortë dhe më i qetë. Për objektivat është ende herët të flasim, pasi jemi vetëm në javën e katërt,” shtoi ai.

Gvozdenoviç shpjegoi se ekipi ishte përgatitur për tranzicionin pozitiv të Partizanit dhe për duelet ajrore, duke mos rënë në panik dhe duke reaguar me qetësi. Ai pranoi se skuadra mund të kishte luajtur më ofensivisht edhe me një lojtar më pak, por sipas tij kjo kërkon ende kohë.

Tekniku foli me superlativa për të riun Boriçi, të cilin e konsideron “djalë fantastik dhe lojtar të talentuar” që mund të arrijë lart nëse vazhdon kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco