Në fillim ë pjesës së dytë (47'), vjen edhe goli i dytë pë Realin: Vinicius Junior shërben për Kylian Mbappé (Real Madrid) në kufijtë e zonës dhe ai godet saktë, duke dërguar topin në cepin e poshtëm të majtë.
Peë ndeshje, 15 pikë të plota për Real Madridin në këtë fill sezoni në La Liga. Skuadra madrilene mposhti 2-0 Espanyolin në ‘Bernabeu’. Me Xabo Alonson që shënon thjesht një start perfekt.
Real Madridi ka kaluar në avantazh falë një goli spektakolar të Éder Militão-s në minutën e 20-të të sfidës ndaj Espanyolit në “Santiago Bernabéu”.
Mbrojtësi brazilian, i njohur më shumë për punën e tij në prapavijë sesa për golat, befasoi të gjithë me një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra. Pasi mori topin në gjysmën e kundërshtarit, Militão e çoi përpara dhe lëshoi një predhë me të djathtën që përfundoi në trekëndëshin e portës së Marko Dmitrović, duke mos i lënë atij asnjë mundësi reagimi.
Ky ishte goli i tij i parë pas gati një viti. Militão nuk shënonte që nga 29 shtatori 2024, në derbin kundër Atlético Madridit, ndërsa sezonin e kaluar e humbi kryesisht për shkak të dëmtimit.
Një realizim i jashtëzakonshëm, që jo vetëm i dha avantazhin madrilenëve në javën e pestë të La Ligës, por që pritet të konkurrojë seriozisht për golin më të bukur të javës – ndoshta edhe të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: