Para nisjes së sfidës Real Madrid - Espanyol, emocioni më i madh në “Santiago Bernabéu” nuk erdhi nga fusha e lojës, por nga një gjest i veçantë. Abderrahim Ouhida, një i ri maroken, që mbijetoi nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023, ishte protagonist i goditjes së nderit, duke marrë një ovacion të jashtëzakonshëm nga e gjithë arena madrilene.
Abderrahim, i cili në atë tragjedi humbi prindërit, gjyshërit dhe dy vëllezër, u fut në fushë mes duartrokitjeve, përshëndeti lojtarët dhe u përqafua ngrohtësisht me idhullin e tij, Kylian Mbappé. Më pas, ai takoi edhe kapitenin e ditës, Dani Carvajal, duke jetuar një moment që pak kohë më parë do të dukej i pamundur.
🤩 Instant émotion au Bernabeu. Abderrahim Ouhida, un jeune supporter marocain du Real Madrid, a perdu sa famille lors du tremblement de terre de 2023 au Maroc.
— Le Journal du Real (@lejournaldureal) September 20, 2025
Abderrahim a été vu portant un maillot du Real Madrid à la télévision après le tremblement de terre, et le Real Madrid… pic.twitter.com/eHoC85yOZn
Prania e tij në ‘Bernabéu’ ishte kulmi i një jave të paharrueshme të organizuar nga Real Madridi. Klubi e ftoi të ndiqte debutimin në Champions kundër Marsejës, ku pas ndeshjes takoi futbollistët dhe mori dhurata të veçanta, përfshirë një fanellë të firmosur nga Mbappé.
Ditët më pas, Abderrahim vizitoi muzeun e klubit, “Kupat e Europës” dhe kompleksin stërvitor të “Ciudad Real Madrid”, ku pati rastin të takonte edhe ekipin e basketbollit.
Kjo javë e mbushur me emocione u mbyll në mënyrën më të bukur: me Abderrahim që përjetoi ëndrrën e tij, duke kryer goditjen e nderit në një ‘Bernabéu’ plot me tifozë, nën duartrokitjet e gjithë publikut. Një gjest i Real Madrid që ktheu dhimbjen e një tragjedie në një kujtim të paharrueshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: