Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin 2026 në dyshim? Reagon qeveria spanjolle

Pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin 2026 në dyshim? Reagon qeveria spanjolle

20:58, 19/09/2025

Ministrja e Sportit dhe zëdhënëse e qeverisë spanjolle, Pilar Alegría, ka konfirmuar se nuk ka asnjë dyshim mbi pjesëmarrjen e Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke hedhur poshtë spekulimet e lindura ditët e fundit.

Deklarata e saj erdhi pasi përfaqësuesi i PSOE në Kongres, Patxi López, nuk kishte përjashtuar mundësinë e bojkotit në rast se Izraeli do të kualifikohej për turneun. Kjo çështje u ndez pas vendimit të televizionit publik RTVE që Spanja të mos marrë pjesë në Eurovision, nëse në garë merr pjesë edhe Izraeli. Për më tepër, kryeministri Pedro Sánchez ishte shprehur hapur se Izraeli duhej të përjashtohej nga garat sportive ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë dyshim mbi pjesëmarrjen e kombëtares spanjolle,” – deklaroi Alegría për radion Cadena Cope, duke kujtuar se aktualisht skuadra është në procesin e kualifikimeve. Ajo theksoi gjithashtu se Izraeli nuk ka marrë pjesë në një Botëror prej më shumë se 25 vitesh, pasi nuk ka arritur të kualifikohet.

Megjithatë, ministrja përsëriti qëndrimin kritik ndaj shtetit hebre: “Ne po kërkojmë nga komitetet olimpike dhe federatat ndërkombëtare të aplikojnë të njëjtat masa ndaj Izraelit siç u aplikuan ndaj Rusisë,” u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco