Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Juventus, Tudor mbron Kelly-n: Shumë padrejtësi në gjykimet ndaj tij

Juventus, Tudor mbron Kelly-n: Shumë padrejtësi në gjykimet ndaj tij

17:14, 19/09/2025

Lloyd Kelly është shndërruar në një nga pikat më të forta të Juventusit në këtë fillim sezoni, falë edhe dy golave të shënuar me fanellën bardhezi. Megjithatë, trajneri Igor Tudor ka reaguar ashpër ndaj kritikave të mëparshme për mbrojtësin anglez, duke theksuar se ato nuk kanë qenë të drejta.

“Ka pasur shumë padrejtësi në gjykimet për këtë djalë. Kam katër ose pesë muaj që e shoh nga afër dhe ka bërë gjithmonë mirë. Është gabim të thuhet se vetëm tani po tregon vlerat, për shkak të dy golave. Edhe më parë ka bërë ndeshje të mëdha në mbrojtje, natyrisht me ndonjë gabim si gjithë të tjerët, por vlerësimet nuk kanë qenë të drejta. Ai është i përulur, ka dëshirë të përmirësohet dhe është ende i ri. Jam shumë i kënaqur me të dhe gjithçka e ka fituar me forcat e veta,” tha Tudor në konferencën para ndeshjes me Veronëm.

I pyetur për kritikat ndaj vetes, tekniku kroat u tregua i qartë:

“Nuk më interesojnë gjykimet për mua. Unë mendoj vetëm për skuadrën dhe për mënyrën si performon. Kritika ka për të gjithë, edhe për më të mirët. Sot në informacion gjithmonë kërkohet ose e zeza ose e bardha, gjithmonë ekzagjerime. E njëjta gjë ndodh edhe në sport,” shtoi Tudor.

Me këto fjalë, trajneri i Juventusit jo vetëm që mbrojti Kelly-n, por dërgoi edhe një mesazh të qartë për nevojën e objektivitetit në analizat e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco