Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Botërori i volejbollit, trajneri i Brazilit mëson lajmin e hidhur përpara ndeshjes dhe shpërthen në lot

VIDEO/ Botërori i volejbollit, trajneri i Brazilit mëson lajmin e hidhur përpara ndeshjes dhe shpërthen në lot

17:03, 19/09/2025

Një ngjarje e dhimbshme ka shënuar Botërorin e volejbollit. Trajneri i Brazilit, Bernardinho, mori lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të nënës së tij 90-vjeçare pak minuta përpara sfidës vendimtare kundër Serbisë.

Megjithatë, tekniku i njohur vendosi të mos tërhiqej, duke zgjedhur të qëndronte në pankinë. Pavarësisht se Brazili u mposht në këtë ndeshje, vendosmëria e Bernardinhos për të udhëhequr skuadrën në një moment kaq të vështirë tregoi forcë dhe respekt për fanellën që përfaqëson.

Gjatë nxehjes para takimit, emocionet e forta e kapërcyen dhe ai shpërtheu në lot, duke bërë të dukshme dhimbjen e thellë që po përjetonte. Një skenë që preku jo vetëm lojtarët e tij, por edhe gjithë të pranishmit në sallë, duke treguar se edhe në botën e sportit, mbi gjithçka qëndron humaniteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco