Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Krizë te Manchester United, Ratcliffe takohet me Rúben Amorim për të shpëtuar sezonin

Krizë te Manchester United, Ratcliffe takohet me Rúben Amorim për të shpëtuar sezonin

16:55, 19/09/2025

Manchester United po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe presioni mbi trajnerin Rúben Amorim sa vjen e rritet. Sipas “Daily Mail”, pronari i klubit, Jim Ratcliffe, ka zhvilluar një takim në selinë e klubit me teknikun portugez, për të analizuar situatën pas një fillimi sezoni zhgënjyes.

Që nga mbërritja e tij në nëntor 2024, Amorim nuk ka arritur të ndryshojë rrjedhën negative, madje rezultatet kanë qenë më të dobëta se në periudhën e Ten Hag. United ka arritur vetëm një fitore në sezonin 2025-2026, ndërsa u eliminua në mënyrë turpëruese nga Carabao Cup nga Grimsby, një skuadër e kategorisë së katërt angleze (League Two).

Investimet e mëdha nuk kanë dhënë rezultat. Pavarësisht shpenzimeve prej 214 milionë paundësh në merkato, afrimet e reja nuk kanë bindur dhe problemet në sulm e mbrojtje mbeten të dukshme.

Megjithë kritikat dhe presionin, Amorim mbetet i palëkundur në filozofinë e tij të lojës. Pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City-t, ai deklaroi:

“E kuptoj kritikat dhe i pranoj… Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do ta bëj. Përndryshe, janë të tjerët që duhet të përshtaten.”

Megjithatë, Amorim qeshi kur u pyet rreth asaj se çfarë folën me aksionarin e Unitedit, Ratcliffe.

"Kontratë e re. Ai po më ofronte një kontratë të re”, tha fillimisht Amorim duke shtuar: “Jo, ishin gjëra normale, për të treguar mbështetjen e tij, duke shpjeguar se është një projekt i gjatë. Ai tha shumë herë se ky është sezoni im i parë. Për mua nuk është. Por gjëra normale. Fola me të, me Omarin [Berradën] dhe Jasonin [Wilcox], duke u përpjekur të shihja të gjitha të dhënat rreth ekipit. Pra, një takim normal dhe patëm disa biseda. Por në këtë moment, është normale që njerëzit t'i kushtojnë vëmendje kësaj”, përfundoi portugezi.

Me një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar, United rrezikon një tjetër sezon dështues, nëse nuk gjenden shpejt zgjidhje që të rikthejnë skuadrën në garë për objektivat madhorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco