Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Short ‘bombë’ për Vllazninë, përballë Interit në raundin e dytë të Europa Cup

Short ‘bombë’ për Vllazninë, përballë Interit në raundin e dytë të Europa Cup

16:48, 19/09/2025

Shorti i hedhur sot, në Nion të Zvicrës, ka vendosur një sfidë të madhe për Vllazninë e vajzave, e cila në raundin e dytë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup” do të ketë përballë Interin e Italisë.

Takimi i parë është planifikuar të luhet më 7 ose 8 tetor në Milano, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku pritet një atmosferë e zjarrtë për të mbështetur vajzat kuqeblu.

Ekipi shkodran arriti këtë fazë pas një ecurie mbresëlënëse, duke kaluar me dy fitore bindëse 2-0 ndaj Kolos Kovalivka nga Ukraina. Tashmë, Vllaznia synon të bëjë historinë përballë një rivali shumë më të fortë, siç është Interi, duke treguar se është gati të konkurrojë në nivele të larta të futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco