Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Deschamps e konfirmon: Rabiot ka kryer vizitat mjekësore te Milani

Deschamps e konfirmon: Rabiot ka kryer vizitat mjekësore te Milani

17:51, 01/09/2025

Adrien Rabiot është shumë pranë kalimit te Milani. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili zbuloi se mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe është gati të firmosë me kuqezinjtë.

“Adrien Rabiot do të bashkohet me ne sonte. Ai ka kryer vizitat mjekësore, të cilat kërkojnë pak kohë, dhe më pas do të firmosë për Milanin. Nuk ndërhyj në marrëdhëniet mes klubeve dhe lojtarëve, por ajo që ka rëndësi është që Adrien ka gjetur një zgjidhje të mirë për të ardhmen e tij,” u shpreh Deschamps.

Mesfushori 29-vjeçar i bashkohet kështu trajnerit Max Allegri, me të cilin ka kaluar momente të rëndësishme gjatë aventurës tek Juventusi. Në Torino, Rabiot zhvilloi 212 ndeshje dhe shënoi 22 gola në periudhën 2019-2024, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës bardhezi.

Transferimi te Milani shënon një kapitull të ri në Serie A për francezin, i cili pritet të jetë një përforcim i madh për mesfushën kuqezi në sezonin e ri. Pas një merkatoje të fortë, Milani i Allegri-t po shton eksperiencë dhe cilësi, ndërsa Rabiot shihet si një element kyç për të rritur konkurrencën në kampionat dhe në arenën evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco