Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Kristjan Asllani te Torino

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Kristjan Asllani te Torino

14:06, 15/08/2025

Torino ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani, por përballen me pengesa të mëdha financiare për ta realizuar këtë transferim.

Sipas “Tuttosport”, Interi e vlerëson 23-vjeçarin me rreth 18 milionë euro, një shifër që shkon përtej mundësive aktuale të Granatave. Për këtë arsye, një opsion mund të jetë huazimi fillestar, ose përfshirja e një përqindjeje të konsiderueshme (30-40%) nga shitja e ardhshme e lojtarit për të ulur çmimin.

Një tjetër problem për Torinon është paga e Asllanit, e cila në Milano arrin 2 milionë euro neto në sezon, shumë më e lartë se ajo që mund të ofrojë klubi torinez. Kjo do të kërkonte që lojtari të pranonte një ulje të pagës për t’u transferuar.

Pavarësisht interesit, marrëveshja nuk duket e lehtë, edhe pse Asllani, i cili nuk është më pjesë e planeve të Interit, preferon të qëndrojë në Serie A dhe nuk ka marrë në konsideratë opsione jashtë Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco