Regi Lushkja ishte protagonist i ndeshjes së Egnatias ndaj Olimpija Ljubljana, duke shënuar dy herë për skuadrën e tij. Megjithatë, golat e mesfushorit ish-i i Laçit nuk mjaftuan, pasi sllovenët fituan në shtesë dhe siguruan kualifikimin për në fazën tjetër.
Pas takimit, Lushkja ka komentuar performancën e skuadrës, duke theksuar se ndeshja nisi shumë mirë dhe se ekipi ishte i përqendruar, por nuk arriti të ruante avantazhin. “E nisëm ndeshjen me vrull, u pa që ishim të karikuar, u përqendruam te detyrat dhe shënuam edhe gol. Por në një standard që duhej ta kishim evituar, na barazuam. Ai kartoni i kuq në fund na dëmtoi, pasi kemi konsumuar shumë energji,” ka deklaruar Lushkja.
Mesfushori ka folur edhe për arbitrimin, duke nënvizuar se janë marrë shumë kartonë të verdhë, ndërkohë që kundërshtari nuk është penalizuar. “Nuk dua të merrem shumë me arbitrimin, por me pjesën tonë,” shtoi ai.
Lushkja nuk ka shmangur temat e transferimeve, duke konfirmuar se bisedimet për largimin e tij nga Egnatia (e kërkon Sivasspori) janë në faza të avancuara. “Të them të drejtën, janë në faza të avancuara të transferimit. Nuk ka mbaruar asgjë, jam ende një lojtar i Egnatias dhe do të shohim çfarë ndodh në vijim. Shënova dy gola, por nuk vlejtën për asgjë. Do të ishin të rëndësishëm nëse fitonim dhe kualifikoheshim,” përfundoi Lushkja.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: