Nottingham Forest vazhdon të bëjë investime të mëdha në këtë merkato verore. Pas transferimit të Dan Ndoye nga Bologna për 42 milionë euro, skuadra e drejtuar nga Nuno Espírito Santo ka arritur marrëveshjen me Manchester City-n për blerjen e mesfushorit James McAtee.
Sipas “The Athletic”, Forest do të paguajë 35 milionë euro për kartonin e mesfushorit qendror anglez 22-vjeçar, i cili debutoi me ekipin e parë të “qytetarëve” në shtator të vitit 2021, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në sezonin e kaluar, McAtee ishte pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës dhe u aktivizua në 34 ndeshje, duke shënuar shtatë gola.
Manchester City ka vendosur në marrëveshje një klauzolë për ta riblerë lojtarin në të ardhmen, si dhe të përfitojë nga çdo përqindje e mundshme në rast të një shitjeje të ardhshme. Ky transferim pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë e mesfushës së Forest, teksa skuadra synon një sezon më të fortë në Premier League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: