Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Lushkja nuk mjafton, Egnatia mbyll aventurën europiane pas një drame me shtesa

Lushkja nuk mjafton, Egnatia mbyll aventurën europiane pas një drame me shtesa

08:43, 15/08/2025

Fund i hidhur për Egnatian në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Edlir Tetovës, pas një 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni, nuk ia doli të siguronte kualifikimin në shtëpi, duke u mposhtur 4-2 pas shtesave nga Olimpija Ljubljana.

Rrogozhinasit nisën ndeshjen furishëm, duke shënuar katër herë në vetëm tetë minutat e para, por tre gola u anuluan. Vetëm rrjeta e Lushkjes në minutën e 6-të u konsiderua e rregullt, duke i dhënë avantazhin vendasve. Pavarësisht kontrollit të lojës, një goditje këndi në minutën e 32-të u shfrytëzua nga sllovenët për të barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë, miqtë kaluan për herë të parë në avantazh në minutën e 79-të, dhe situata u vështirësua edhe më shumë për Egnatian pas daljes me karton të kuq të Jahajës. Megjithatë, Lushkja u shfaq sërish vendimtar në minutën e 86-të, duke barazuar në 2-2 dhe duke çuar sfidën në shtesa.

Aty, dy lojtarë nga stoli të Olimpijas, Durdov dhe Blanko, realizuan në secilën pjesë shtesë, duke vulosur fitoren 4-2 dhe eliminimin e Egnatias nga ky edicion europian. Pavarësisht rezultatit, rrogozhinasit lanë pas një paraqitje të guximshme, duke treguar se mund të rivalizojnë edhe kundër skuadrave me përvojë ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco