Sipas raportimeve të “RMC Sport”, sulmuesi francez Hugo Ekitike ka arritur një marrëveshje personale me Liverpoolin për t'u transferuar në "Anfield" gjatë kësaj vere. Tani, klubi anglez po negocion me Eintracht Frankfurt-in për çmimin e transferimit, i cili mund të rezultojë si më i shtrenjti në historinë e klubit gjerman.
Megjithëse Eintracht-i e bleu Ekitike për vetëm 16.5 milionë euro në verën e vitit 2024, ata nuk kanë aspak ndërmend ta shesin lirë. Klubi gjerman kërkon rreth 90 milionë euro për të lënë të lirë një nga lojtarët më të çmuar të skuadrës.
Sipas të njëjtit burim, Ekitike ka rënë dakord me kampionët aktualë të Anglisë për një kontratë gjashtëvjeçare dhe tani do të përpiqet të bindë drejtuesit e Eintracht-i që ta lënë të largohet, për të formuar një treshe sulmuese ëndrrash përkrah Mohamed Salah dhe Florian Wirtz.
Sezoni i fundit i Ekitike me fanellën e Eintracht-it ishte mbresëlënës: 22 gola në 48 ndeshje, një formë që ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në merkato. Jo vetëm Liverpooli, por edhe shumë klube të tjera kanë shfaqur interes për të. Së fundmi, Manchester United tentoi të afrohej me lojtarin, por hasi në një refuzim të prerë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: