Rikthim i bujshëm, Arbin Zejnullai vendos përfundimisht të rivishet kuqezi

Rikthim i bujshëm, Arbin Zejnullai vendos përfundimisht të rivishet kuqezi

10:40, 17/07/2025

Arbin Zejnullai është zyrtarisht lojtari më i ri i Shkëndijës. Klubi tetovar e prezantoi sot me entuziazëm pas sigurimit të kualifikimit për në turin e dytë të Championsit.

26-vjeçari firmos me Shkëndijeën pas një periudhe të suksesshme tek Egnatia, ku fitoi çdo gjë dhe u bë një nga futbollistët më të kërkuar në tregun shqiptar, me oferta nga skuadra të mëdha si Dinamo, Partizani, Tirana dhe Vllaznia.

Megjithatë, Zejnullai zgjodhi të rikthehej te Shkëndija, aty ku nisi gjithçka për të, duke u bërë sërish “djali i shtëpisë” që do të japë forcë dhe eksperiencë në sfidat europiane.

Në turin e dytë të Champions, Shkëndija do të përballet me FCSB e Rumanisë, ndeshje që do të zhvillohen më 22 dhe 30 korrik. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të tentojnë të bëjnë një surprizë të madhe në këtë përballje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco