VIDEO/ Merr fund seria historike e golave të Messit, Inter Miami pëson humbje të rëndë ndaj Cincinnati

VIDEO/ Merr fund seria historike e golave të Messit, Inter Miami pëson humbje të rëndë ndaj Cincinnati

09:49, 17/07/2025

Seria historike e golave të Lionel Messit në MLS u ndërpre mbrëmjen e së mërkurës, në humbjen 0-3 të Inter Miami-t në fushën e FC Cincinnati-t.

Pas gjashtë ndeshjesh radhazi ku kishte shënuar, ndër të cilat në pesë prej tyre kishte realizuar më shumë se një gol (një rekord i paprecedentë në kampionatin amerikan) ‘ylli’ argjentinas mbeti pa gol, duke ndërprerë formën e jashtëzakonshme që po shfaqte në këtë sezon.

Cincinnati dominoi takimin dhe nuk lejoi Inter Miami-n të depërtonte në mbrojtje, duke shënuar tri herë: Valenzuela hapi serinë në minutën e 16-të, ndërsa Evander realizoi dy herë në pjesën e dytë (50’ dhe 70’). Me këtë fitore, Cincinnati ngjitet në vendin e dytë në Konferencën Lindore, ndërsa skuadra e Messit pozicionohet e pesta.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Javier Mascherano, u shpreh:

“Na shtypën që në fillim. Më shqetëson fakti që ishin më të mirë nga minuta e parë deri tek e fundit. Duhet të pushojmë dhe të reagojmë me një paraqitje më të mirë fundjavën që vjen.”

Pavarësisht ndeshjes së dobët, Messi ka një bilanc mbresëlënës: 16 gola dhe 8 asistime në 17 ndeshje në MLS këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco