Francisco Conceição merr vendimin përfundimtar, heq dorë nga 6.4 milionë euro për të realizuar transferimin

Francisco Conceição merr vendimin përfundimtar, heq dorë nga 6.4 milionë euro për të realizuar transferimin

09:19, 17/07/2025

Francisco Conceição do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonet e ardhshme. Pas marrëveshjes së arritur mes bardhezinjve dhe Portos, ka qenë vetë lojtari ai që ka zhbllokuar përfundimisht tratativën, duke hequr dorë nga 6.4 milionë euro, shumë që përfaqësonte 20% të kartonit dhe që i përkiste personalisht atij sipas një klauzole të mëparshme.

Falë këtij gjesti, marrëveshja përfundimtare është mbyllur për 32 milionë euro, të cilat Juventusi do t’i paguajë në katër këste. Kjo shumë është pak mbi 30 milionët e parashikuar nga klauzola që skadoi mesnatën e kaluar, e shtyrë për shkak të kërkesës së Juventusit për pagesën me këste. Duke shtuar edhe 8 milionët që bardhezinjtë kishin paguar më parë për huazimin e sezonit të kaluar, operacioni total arrin 40 milionë euro.

Shtypi portugez kishte sinjalizuar optimizëm në orët e fundit, por kishte theksuar se ishte thelbësore që Conceição të nënshkruante një dokument ku heqte dorë nga e drejta për të përfituar 20% të kartonit, në mënyrë që Porto të pranonte transferimin. Firma përfundimtare erdhi dhe tashmë Igor Tudor, trajner i Juves dhe një admirues i madh i talentit portugez, do të ketë në dispozicion 22-vjeçarin edhe në vazhdim.

Në këtë operacion ishin vendimtare edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Juventusit dhe Portos, si dhe ndërhyrja e Jorge Mendes, agjent i lojtarit. Vlen të theksohet se, pas skadimit të klauzolës, vlera formale e Conceiçãos ishte rritur në 45 milionë euro, çka e bën marrëveshjen edhe më të favorshme për bardhezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco