Yamal mbushi 18 vjeç, Barcelona i rinovon kontratën dhe i jep fanellën me numrin 10

Yamal mbushi 18 vjeç, Barcelona i rinovon kontratën dhe i jep fanellën me numrin 10

20:02, 16/07/2025

Lamine Yamal është numri 10 i ri i Barcelonës. Klubi katalanas sot ka bërë zyrtar një vendim që ishte marrë prej kohësh me sulmuesin spanjoll, rinovimi i kontratës së të cilit deri në vitin 2031 hyri në fuqi pasi ai u bë 18-vjeçar.

Me një konferencë për mediat, klubi sot zhvilloi edhe ceremoninë e dorëzimit të kësaj fanelle për Yamal, fanellë të cilën e “mbante peng” miku i tij Ansu Fati, i larguar së fundmi në huazim drejt Monakos.

Kësisoj, ai ka marrë fanellën legjendare që e kanë mbajtur disa nga emrat më të mëdhenj që kanë kaluar në historinë e këtij klubi si Maradona, Ronaldinjo apo Mesi, duke qenë që tashmë i destinuar për të ndjekur gjurmët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco