UEFA ka dënuar me 10 vite përjashtim nga garat evropiane skuadrën malazeze të Arsenal Tivat.
Ky vendim vjen pas Arsenal Tivat akuzohet për trukimin e një ndeshje të zhvilluar në korrik të vitit 2023, atëherë kur ky ekip luante në Conference League kundër Alashkertit.
Arsenal Tivat barazoi ndeshjen e parë jashtë fushe 1-1 përpara se të humbiste 6-1 në shtëpi në ndeshjen e kthimit.
Gjithashtu drejtori sportiv i klubit, Ranko Krgovic, dhe lojtari Nikola Celebic u pezulluan përjetë nga garat europiane, ndërsa lojtarë të tjerë u ndaluan nga UEFA për 10 vjet.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: