Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayerni: Më pëlqejnë, uroj të blihen!

Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayerni: Më pëlqejnë, uroj të blihen!

17:12, 16/07/2025

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayernit. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për “Sport Bild”, i ka lavdëruar dy lojtarët që po kërkon Bayerni.

“Nick Woltemade? Më pëlqen. E pashë me kombëtaren kundër Portugalisë. Duket lojtar premtues. Pavarësisht se është i gjatë, ka shumë teknikë. Profili i tij është i pazakontë në kohët e sotme. Do të ishte një blerje me impakt”.

I pyetur për Luis Diaz, francezi tha: “Ajo që ka treguar te Liverpooli është fantastike. Dëmtimet e kanë penguar, por duket se është lojtar me karakter të fortë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco