De Paul drejt bashkimit me Messin tek Inter Miami

De Paul drejt bashkimit me Messin tek Inter Miami

16:53, 16/07/2025

Inter Miami është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul.

Atletico Madrid ka pranuar ofertën e klubit amerikan dhe tashmë gjithçka ka mbetur në finalizimin e detajeve të fundit.

Bisedimet mes klubeve ishin të avancuara që nga java e kaluar dhe tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur.

Rodrigo De Paul pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Inter Miami, ndërsa palët po punojnë për të zgjidhur detajet e fundit përpara zyrtarizimit.

Pas Lionel Messit, Sergio Busquets e Jordi Alba, Inter Miami po vazhdon të ndërtojë një skuadër me emra të mëdhenj, dhe transferimi i De Paul shihet si një tjetër goditje e madhe për klubin nga MLS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco