Fusha foli: Real Madrid është gjysmëfinalistja e katërt e Botërorit për Klube, pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 3-2. Një fitore e merituar, e ndërtuar gjatë 90 minutave të kontrolluara mirë, por me një fund krejtësisht të çmendur, ku ekzistonte rreziku real që ndeshja të shkonte në shtesë, skenar që në fund u shmang.
Tani “Los Blancos” do të përballen në një superduel me Paris Saint-Germain, në një ndeshje që premton spektakël dhe tension maksimal.
Reali i Madridit e mbyll ne epërsi të dyfishtë pjesën e parë të çerekfinales me Borussian e Dortmundit në Botërorin e klubeve. Intuita e trajnerit Xabi Alonos për të aktivizuar nga minuta e parë në sulm talentin Gonzalo Garcia nuk ka gabuar: në minutën e 10-të, futbollisti i ri i madrilenëve zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Guler.
10 minuta më vonë, shënoi të dytin për ekipin e Alonsos një tjetër Garcia, Fran, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Vetëm në fundin e pjesës se dytë, më konkretisht në kohën shtesë, u shënuar tre gola të tjera nga Beier dhe Gruirassy (11-m) i Dortmundit dhe Mbappe i Realit, që vulosën rezultatin përfundimtar 3-2.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: