Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Ndalet ora për Thomas Muller, luajti ndeshjen e fundit me Bayern-in

Ndalet ora për Thomas Muller, luajti ndeshjen e fundit me Bayern-in

21:55, 05/07/2025

Thomas Muller luajti vetëm 10 minutat e fundit plus gati 10 minuta shtesë në ndeshjen e fundit me fanellën e Bayernit, në humbjen 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinalet e Botërorit për Klube. Ky ishte me të vërtetë përfundimi i një kapitulli që ka nisur në vitin 2000.

Statistikat e tijme Bayern-in janë mbresëlënëse: 756 paraqitje, 250 gola, 276 asiste. Ai ka fituar 13 herë titullin e kampionit të Gjermanisë, 2 herë Champions League, 2 Superkupa Europe, 6 Kupa të Gjermanisë, 2 Botërorë për Klube dhe 8 Superkupa Gjermane.

E ardhmja? Për Muller ka shumë oferta, kryesisht nga MLS në Amerikë. Ai ka thënë disa herë: “Gjithçka është e mundur.” Edhe një transferim tek Inter Miami për të luajtur me Lionel Messin nuk përjashtohet, siç vetë ai deklaroi së fundmi: “Në parim nuk do të kisha problem të luaja me Messin, por aktualisht nuk kam asnjë kontakt direkt me Miamin,” tha në një intervistë për DAZN para ndeshjes së 1/8 të finales kundër Flamengo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco