Real Madridi përballet me një tjetër rival të madh evropian në çerekfinalet e Botërorit për Klube, pas fitores ndaj Juventusit. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso është në formë të mirë, me tri fitore radhazi dhe dy ndeshje pa pësuar gol. Rikthimi i Mbappé-së nga sëmundja është një shtysë e mëtejshme për një skuadër që ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në këtë turne.
Borussia Dortmundi debutues në këtë kompeticion, kaloi në çerekfinale pasi mposhti Monterrey-n 2-1. Edhe ata janë në formë të shkëlqyer, me nëntë fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Megjithatë, shpesh kanë pësuar gola, edhe pse kanë qenë efikasë në sulm.
Historiku i përballjeve favorizon Realin, që ka fituar katër sfidat e fundit ndaj Dortmundit, përfshirë një 5-2 në Champions në tetor.
Më poshtë janë formacionet zyrtare, me Mbappe-në që këtë radhë rikthehet në stol, gati për të dhënë kontribut.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: