Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Ange-Yoan Bonny prezantohet tek Interi: Është një ëndërr që bëhet realitet, i lumtur që ritakoj trajnerin

Ange-Yoan Bonny prezantohet tek Interi: Është një ëndërr që bëhet realitet, i lumtur që ritakoj trajnerin

19:26, 05/07/2025

Interi ka finalizuar goditjen e tretë të merkatos së verës: Ange-Yoan Bonny është zyrtarisht sulmuesi më i ri i zikaltërve. Klubi milanez ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Parmës për një shumë prej 25 milionë eurosh, duke forcuar repartin ofensiv pas afrimeve të Sucic dhe Luis Henrique.

Bonny, i cili i kreu vizitat mjekësore në Milano disa ditë më parë, ishte gati t’i bashkohej skuadrës në Amerikë, por eliminimi i Interit nga Fluminense në Botërorin për Klube e shtyu debutimin e tij me fanellën zikaltër.

Vetë Bonny ka folur për herë të parë si lojtar i Interit:

“Jam shumë i emocionuar. Është një ëndërr e fëmijërisë që po bëhet realitet dhe ende nuk më besohet. Jam shumë i lumtur, mezi pres të filloj. Kam shumë uri dhe dëshirë për të bërë më mirë se sezonin e kaluar. Dua të përparoj, të mësoj nga lojtarët e mëdhenj që do kem pranë çdo ditë.”

Bonny foli edhe për raportin e tij me trajnerin Cristian Chivu:

“Na ndihmoi shumë muajt e fundit. Është një njeri i mrekullueshëm që ka pasur besim tek unë. Jam i lumtur që e ritakoj këtu për të vazhduar rrugën së bashku. Jam një sulmues modern që mund të luaj kudo në fushë, më pëlqen të mbaj topin, të kombinoj me shokët, të shënoj por edhe të asistoj. Do t’i vëzhgoj Lautaro-n dhe Thurami-n çdo ditë si një fëmijë, do mësoj gjithçka prej tyre sepse janë lojtarë të një niveli të lartë.”

Në fund, Bonny u shpreh krenar që ndjek gjurmët e shumë kampionëve francezë që kanë luajtur për Interin: “Sigurisht që mendoj për Thuram, por edhe për Djorkaeff, Blanc e Vieira. Shpresoj të ndjek rrugën e tyre. Mesazhi im për tifozët? Forza Inter!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco