Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Alen Sherri drejt një aventure të re, mund të huazohet te Frosinone

Alen Sherri drejt një aventure të re, mund të huazohet te Frosinone

16:46, 05/07/2025

Cagliari po intensifikon operacionet në këtë merkato vere, teksa kërkon të riformatojë ekipin për sezonin e ri. Në qendër të vëmendjes është Gennaro Borrelli, sulmuesi që mbeti lojtar i lirë pas falimentimit të Brescias. Klubi sard ka reaguar shpejt, me drejtorin Angelozzi që ka hedhur hapat e parë për të siguruar firmën e tij, përpara rivalëve si Cremonese, Verona apo Lecce, kjo e fundit në kërkim të pasuesit të Krstovic.

Por ndërsa forcat janë përqendruar në përforcime, nuk mungojnë as largimet. Një ndër ta është edhe portieri shqiptar, Alen Sherri. I vendosur aktualisht si një prej 6 ‘gardianëve’ në skuadër, 26-vjeçari pritet të transferohet në formë huazimi te Frosinone, klub që ka shfaqur interes konkret për shërbimet e tij. Lëvizja do të ishte një zgjidhje e mirë për të dyja palët, duke i ofruar Sherrit më shumë minuta dhe Cagliarit hapësirë për manovra të tjera.

Ndërkohë, edhe Simone Scuffet është në prag të një largimi të ri. Portieri italian, që u rikthye nga huazimi te Napoli, po ndiqet nga klube në Turqi dhe Greqi.

Në mesfushë, PAOK-u grek ka bërë një përpjekje të parë për të afruar Razvan Marin, por oferta është refuzuar nga klubi italian. Rumuni, megjithatë, mbetet në listën e lojtarëve që mund të largohen, për shkak edhe të kontratës që skadon në 2026.

Cagliari ka nisur pastrimin dhe riorganizimin. Me hyrje dhe dalje që po kryqëzohen çdo ditë, vera në Sardenjë pritet të jetë e zjarrtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco