Këtë të e enjte u zhvilluan ndeshjet e javës së 33-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani bind ndaj Malishevës në transfertë dhe vazhdon misionin për të siguruar sërish titullin kampion.
Takimi i javës së 33-të u mbyll me rezultatin 0-2, me ndeshjen që u vendos nga golat e Jashanicës në minutën e 31’ dhe të Karricës në minutën e 90’.
Pas kësaj jave Malisheva renditet në vend të katërt me 53 pikë, teksa Ballkani kryeson me 69 pikë.
Gjilani-Llapi u ndanë me barazimin 1-1, ku për vendasit realizoi Jarovic në minutën e 46’, teksa për miqtë shënoi Hyseni në minutën e 54’.
Pas kësaj përballjeje, Gjilani renditet në vend të tetë me 36 pikë, teksa Llapi në vend të dytë me 65 pikë.
Drita merr tri pikët në fitoren 1-2 në transfertën e Prishtinës. Rrugën drejt rrjetës për vendasit e gjeti Islami në minutën e 39, teksa për miqtë shënoi Krasniqi me penallti në minutën e 27’, ndërsa realizoi sërish po ai në minutën e 56’.
Pas javës së 33-të Prishtina renditet në vend të pestë me 46 pikë, teksa Drita në vend të retë me 65 pikë.
Feronikeli triumfon me rezultatin 4-1 ndaj Lirisë, në një ndeshje e cila u dominua nga vendasit.
Golat për skuadrën pritëse i shënuan Musa në minutën e 15’, Bruqi në të 36’, Tarasco 65’ dhe Shillova 76’. Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Gjumsi në minutën e 89’.
Pas kësaj përballjeje, Feronikeli ngjitet në vend të shtatë me 37 pikë, teksa Liria vuan në vend të fundit me 14 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: