Armando Broja, drejt transferimit te finalistët e Champions League

Armando Broja, drejt transferimit te finalistët e Champions League

12:42, 09/05/2024

 

Armando Broja do të largohet nga Chelsea në merkaton e verës dhe mund të transferohet te skuadra e Borussia Dortmund.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, klubi gjerman është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Chelsea dëshiron të arkëtojë 50 milionë paundë nga shitja e Brojës, por kjo shifër nuk është e pranueshme për verdhezinjtë. 

Dortmundi është i gatshëm të paguajë 25 milionë paundë për kartonin e lojtarit 23-vjeçar. Negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur, pasi edhe vetë futbollistit i pëlqen kjo lëvizje.

Kalimi te finalistët e Ligës së Kampioneve, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për Brojën, duke ditur që aty u besojnë shumë talenteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco