'Final 4', edhe në kampionatin Abissnet Superiore për vajza, ja si do të funksionojë skema

'Final 4', edhe në kampionatin Abissnet Superiore për vajza, ja si do të funksionojë skema

18:23, 18/04/2024

 

Formula “Final Four”, risia e FSHF-së në këtë edicion futbollistik nuk do të aplikohet vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore” për djem, por edhe në kampionatin e vajzave. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga epilogu i këtij sezoni futbollistik në kampionatin e vajzave, katër skuadrat që do të jenë pjesë e “Final 4” janë shpallur tashmë, falë renditjes.

Vllaznia, Apolonia, Partizani e Tirana janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”, nga ku do të shpallet edhe skuadra kampione e sezonit futbollistik 2023-2024.

Por si do të funksionojë skema?

Pasi të përfundojnë edhe ndeshjet e mbetura të këtij edicioni, skuadrat e renditura nё vendin e  parё, dytё, tretë dhe të  katërt, do të zhvillojnë ndeshje play off sipas shortit më poshtë, që do të hidhet pas përfundimit të fazës së dytë:

  • Në vazon e parë do të jenë ekipet e renditura në vendin e 1-rë dhe të 2-të ;
  • Në vazon e dytë do të jenë ekipet e renditura në vendin e 3-të dhe të 4-të.

Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje. Në rast barazimi tё pikёve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco