Kane: Në Madrid për fitore, te Bayerni edhe për shumë vite

Kane: Në Madrid për fitore, te Bayerni edhe për shumë vite

15:39, 01/05/2024

Harry Kane u transferua verën e kaluar te Bayern Munich me misionin për të fituar trofe, kënaqësi që nuk e ka patur te Tottenhami. Bavarezët ndodhën në garë për triumfin në Champions League, turne ku kanë mbërritur në gjysmëfinale.

E para kundër Realit të Madridit u mbyll 2-2, me bomberin anglez që realizoi një nga golat e Bayernit. Kane do të tentojë me çdo kusht të shënojë edhe javën e ardhshme në Bernabeu.

Pasi dëshiron të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor) me Bayernin e tij. Në deklaratën pas ndeshjes, 30-vjeçari premtoi besnikëri ndaj klubit gjerman, duke theksuar se do të luajë për shumë vite në Bundesliga.


“Unë kam ardhur këtu për të qëndruar shumë vite. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë shumë pozitiv, por jemi në garë për fitimin e Championsit, që është edhe kompeticioni më i rëndësishëm dhe më i madh.

Ky trofe është shkaku pse zgjodha Bayernin, pikërisht për këtë kam ardhur këtu. Dua të luaj në këto ndeshje të mëdha. Dhe nuk ka ndeshje më të madhe se ajo e javës së ardhshme ndaj Realit në Madrid”, theksoi Harry Kane.

43 gola ka shënuar deri tani sulmuesi ishullor në sezonin e parë me rekordmenët e futbollit gjerman, ndërkohë që numëron edhe 11 asistime për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco