Eliminimi i dhimbshëm nga Championsi, Arteta: Tronditje e madhe, jam pa fjalë

Eliminimi i dhimbshëm nga Championsi, Arteta: Tronditje e madhe, jam pa fjalë

13:15, 18/04/2024

Mikel Arteta e ka të vështirë të flasë pas dështimit ndaj Bayern Munchen.

Arsenali i tij u mposht 1-0 nga bavarezët, një ekip plot përvojë në Champions League.

Gunners u ndalën në çerekfinale dhe tashmë duhet të fokusohen te fitimi i titullit kampion, pasi Manchester City kryesues është vetëm dy pikë larg.

“Jemi shumë të zhgënjyer, jemi copë-copë psikologjikisht. Nuk arrij të gjej fjalët e duhura. Është momenti për të qëndruar afër lojtarëve.

Duhet t’i mbështesim, sepse janë ata që na sollën deri këtu. Kemi fituar eksperiencë, do të ulemi të studiojmë gabimet tona. Ne këto nivele marzhi i gabimeve është zero.

I lejuam shumë hapësira Bayernit te goli. Më pas reaguam, ishim me mirë se ta në minutat e fundit, por na mungoi ‘shkëndija’ e duhur”, deklaroi tekniku i ekipit londinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco