Bayern Munich ruan traditën! Bavarezët mposhtin Arsenalin dhe shkojnë në gjysmëfinale

Bayern Munich ruan traditën! Bavarezët mposhtin Arsenalin dhe shkojnë në gjysmëfinale

22:54, 17/04/2024

Bayern Munich fitoi 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League. Në një takim plot tension në Mynih vendosi qetësia e një lojtari me shumë përvojë si Joshua Kimmich, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë.

Skuadra e Mikel Artetës provoi gjithçka për ta çarë mbrojtjen vendëse në minutat e fundit të sfidës, por pa rezultat. Edhe një herë konfirmohet dominimi historik i Bayernit në përballjet me Arsenalin në Champions League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco