Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

NBA/ Lakers kualifikohen në ‘play-off’ dhe do të përballen me kampionët

NBA/ Lakers kualifikohen në ‘play-off’ dhe do të përballen me kampionët

11:07, 17/04/2024

Janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës “play-in”, të dyja në Konferencën e Perëndimit.

Ekipi i Lakers fitoi 110-106 ndaj New Orleans jashtë fushe, duke u kualifikuar në fazën “play-off”.

Miqtë përsëritën rezultatin e pak ditëve më parë, ku sërish patën fituar.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore.

Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 13 pikë,  ku u dallua LeBron James me 23 pikë, Russell me 21 e Davis me 20 pikë. Në çerekfinale, Lakers do të luajnë ndaj kampionëve të Denver.

Në ndeshjen tjetër, Sacramento mundi 118-94 Golden State, duke eliminuar këta të fundit.

Sfidë e komanduar nga Kings, ku u dallua Keegan Murray me 32 pikë, ndërsa 22 pikët e Curry mbetën për statistikë. Sacramento dhe New Orleans do të luajnë ndeshje shtesë për të përcaktuar ekipin e tetë çerekfinalist në Perëndim.

Rezultatet

Konferenca e Perëndimit, “play-in”

New Orleans – Lakers 106-110

Sacramento – Golden State 118-94

18/04, New Orleans – Sacramento

Konferenca e Lindjes, “play-in”

Philadelphia – Miami

Chicago – Atlanta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco