Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Po shkëlqen në Kroaci, mesfushori: Silvinjo nuk më ka kontaktuar, por dua ftesën për Europian

Po shkëlqen në Kroaci, mesfushori: Silvinjo nuk më ka kontaktuar, por dua ftesën për Europian

21:44, 28/03/2024

Lindon Selahi është një nga lojtarët që po spikat në kampionatin kroat, aty ku është pjesë e skuadrës së Rijekës.

Në një intervistë të dhënë për mediat kroate, mesfushori deklaroi se nuk ka pasur kontakte me trajnerin Silvinjo, por shtoi se shpreson të shkojë në Europian.

"Kampionati Europian, në grup kampionët e Europës: Italia, Spanja dhe Kroacia! Një grup që nuk do ta dëshironit. Braziliani Silvinjo, që është edhe trajneri i Shqipërisë, nuk më ka telefonuar herët e fundit. Por, unë shpresoj për Europianin, normalisht.

Unë tashmë po flas për këtë në dhomën e zhveshjes. Sepse unë jam lojtar i Rijekës dhe Rijeka ka lojtarë të Kombëtares", tha Selahi. 

Këtë sezon në Kroaci, 25-vjeçari numëron 23 ndeshje të luajtura dhe ka shënuar 3 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco