Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Ish-mesfushori i Skënderbeut prezantohet te ekipi kosovar

Ish-mesfushori i Skënderbeut prezantohet te ekipi kosovar

20:35, 28/03/2024

Ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore, Shqipërim Taipi do të vijojë karrierën te Gjilani në Kosovë.  

Ka qenë vetë klubi bardhekuq që ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 27-vjeçari ka firmosur dhe është vënë nën urdhrat e Gentian Mezanit. Interesant është fakti se Shqipërimi gjatë kësaj periudhe u stërvit me Dinamon, teksa u mendua se do të bëhej pjesë e bluve, por në fund ai zgjodhi të transferohej në elitën e futbollit kosovar.  

Së fundmi, Taipi ishte pjesë e skuadrës Kaspiy në Kazakistan, ku luajti 12 ndeshje, duke shënuar dhe 1 gol. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari ka luajtur dhe me Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco