Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

'Nuk u largova për shkak të problemeve me Lotiton', Igli Tare: Lazio është i veçantë për mua

'Nuk u largova për shkak të problemeve me Lotiton', Igli Tare: Lazio është i veçantë për mua

18:07, 28/03/2024

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur së fundmi për aventurën e tij te klubi italian. Në një intervistë të dhënë për “Kiçker”, Tare flet për metodat e punës së tij ndër vite te skuadra e Lazios. Gjithashtu, ai thekson se largimi i tij nga klubi kryeqytetas nuk erdhi për shkak të problemeve që kishte me presidentin Lotito.

“Unë nuk u largova nga Lazio për shkak të problemeve me Lotiton. Unë e kisha njoftuar shumë kohë më parë se nuk do të vazhdoja kontratën time, pasi kisha nevojë për një pushim. Për mua ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të largohesha nga Lazio. Lazio mbetet gjithmonë një klub i veçantë në karrierën time.

Më pëlqen futbolli, zhvillimi i lojtarëve dhe ekipeve. Nëse projekti është i duhuri jam i motivuar për të punuar kudo.  Mund të shkoj dhe të punoj në një klub që ka ambicie të mëdha në Europë, por mbi të gjitha duhet të ketë ekonomi të qëndrueshme.

Metoda e punës te Lazios? Blerja e lojtarëve me çmime relativisht të ulëta dhe më pas shitja e tyre pas një kohe me çmime dukshëm më të larta ka qenë forca dhe baza e zhvillimit të Lazios ndër vite. Gjatë kohës sime te Lazio, 49 lojtarë kaluan nga ekipi i të rinjve te ai i parë. Jo të gjithë qëndrua, pasi disa përfunduan në Serie B ose C. Por puna e mirë në ekipin e të rinjv në një klub është e paçmueshme nga pikëpamja sportive, ekonomike dhe kulturore”, është shprehur ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco