Tenis/ Gjysmëfinale e zjarrtë në ‘ATP Miami’, Sinner-Medvedev përballë për herë të 11-të

Tenis/ Gjysmëfinale e zjarrtë në ‘ATP Miami’, Sinner-Medvedev përballë për herë të 11-të

14:03, 28/03/2024

Gjysmëfinalja e dytë e turneut “ATP Miami” për meshkuj, do të sjellë duelin e radhës mes italianit Jannik Sinner dhe rusit Daniil Medvedev.

Kjo përballje është bërë shumë e shpeshtë në kohët e fundit. Dy tenistët do të sfidohen për herë të 11-të mes tyre.

Nga Marseille e 2020-s, kur ishte takimi i parë, e deri në finalen e “Australian Open” në 2024, Sinner dhe Medvedev kanë ditur gjithnjë të dhurojnë spektakël, duke mbajtur publikun mbërthyer me plot emocion.

Sinner vjen me statusin e favoritit, pasi është fituesi i Slamit të parë të këtij viti: “Australian Open”.

Nga ana tjetër, 28-vjeçari rus ka rigjetur formën e dëshiruar dhe fitorja ndaj çekut Nicolas Jarry e ka mbushur plot optimizëm.

Medvedev kërkon tani të ndalë edhe hovin e Sinner, duke tentuar vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërorë, pozicion që mbahet nga spanjolli Carlos Alcaraz.

Por, italiani gëzon moment fantastik dhe synon të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe.

Takimi mes tenistëve do të nisë prej orës 18:00 me atë europiane.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes spanjollit Carlos Alcaraz dhe bullgarit Grigor Dimitrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco