Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi në ‘Bernabeu’ rivalin e grupit të Euro 2024

Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi në ‘Bernabeu’ rivalin e grupit të Euro 2024

09:11, 28/03/2024

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, nuk humb kohë aspak dhe menjëherë pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur “live” në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit.

Një mision i dyfishtë për Silvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të monitorojë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit Gjermani 2024.

Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Europianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë.

Silvinjo evidentoi ndonjë dobësi të “Furia Roja-s” për ta shfrytëzuar më pas në Gjermani.

Në këtë mision Silvinjo u shoqërua edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zaballeta e Doriva.

Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dyseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco