Kthehen kontrollet në kufi për kampionatin e futbollit, ‘Euro 2024’

Kthehen kontrollet në kufi për kampionatin e futbollit, ‘Euro 2024’

18:11, 27/03/2024

Shtohen masat anti-terror pas sulmit të ISIS në Rusi

Sulmi terrorist i të premtes në Moskë ngjalli sërish frikën nga organizata Shteti Islamik në gjithë Europën e më gjerë.

Gjermania ka në plan të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë e vendit dhe të shtojë masat e sigurisë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2024, në vendet ku parashikohen grumbullime të mëdha tifozësh.

 ‘Grupi terrorist Shteti Islamik i rajonit të Korasanit dyshohet se është përgjegjës për sulmin e përgjakshëm në Moskë. Kërcënimet më të shumta nga terrorizmi islamik në Gjermani na vijnë nga ky grup.’

Ministrja e brendshme gjermane, Nensi Fezer tha se javën e kaluar ishte parandaluar një sulm që ky grup kishte në plan ta kryente Suedi, por që po e organizonte në Gjermani. Masat kundër terrorizmit janë ashpërsuar edhe në Francë, Itali e shumë shtete të tjera të unionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco