Gazetari e lidh me një organizatë terroriste, Rudiger merr masa ligjore ndaj tij

Gazetari e lidh me një organizatë terroriste, Rudiger merr masa ligjore ndaj tij

17:25, 26/03/2024

 

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB), kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër shefit të medias, Julian Reichelt, udke e akuzuar atë për gjuhë të urrejtjes.

Reichelt, dikur kryeredaktor i BILD misi viteve 2017 dhe 2021, akuzoi Rudiger për një gjest të supozuar në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, në një postim në Instagram të bërë nga Rudiger.

31-vjeçari postoi në Instagramin e tij një foto me gishtin e djathtë të drejtuar nga qielli, duke festuar muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Ramazan të bekuar për të gjithë myslimanët në mbarë botës. I Plotfuqishmi na e pranoftë agjërimin dhe lutjet”, shkroi Rudiger.

Reichelt iu përgjigj kësaj me një foto të ministres së Brendshme gjermane, Nancy Faeser, e veshur me shiritin ‘OneLove’ duke mbështetur komunitetin LGBTQIA+ në Katar në Kupën e Botës 2022, së bashku me një foto të Rudiger.

“Ne kemi dëgjuar për vite të tëra këtë marrëzi të shiritit të tolerancës, fanellat tona janë papritur rozë për të simbolizuar diversitetin, dhe më pas lideri i mbrojtjes gjermane Antonio Rudiger tregon përshëndetjen e islamistëve të ISIS-it”, ka shkruar Reichelt.

Rudiger thuhet se u është drejtuar organeve kompetente në lidhje me këtë deklaratë të gazetarit, duke e akuzuar për fyerje, shpifje, fyerje nxitëse dhe rebelim, ndërsa Federata Gjermane e akuzon atë për gjuhë urrejtjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco