Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Mashtrimi me testet anti-doping, pezullohet dy vite ish-sulmuesi i Interit

Mashtrimi me testet anti-doping, pezullohet dy vite ish-sulmuesi i Interit

12:56, 26/03/2024

Gabigol është pezulluar për dy vjet pasi ka mashtruar në testet anti-doping.

Sulmuesi i Flamengos u procedua nga Gjykata Sportive Antidoping në një seancë që zgjati pak më shumë se dy orë. Dënimi është me efekt prapaveprues, pasi hyn në fuqi që në 8 prill 2023 ndaj dhe futbollistit i ndalohet të luajë deri në prill 2025.

Lojtari bëri të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Verdikti nuk ishte unanim, pasi u mor me 5 vota që e fajësonin dhe 4 që e konsideronin të pafajshëm.

Një nga indikacionet në denoncim ka të bëjë me vonesën e Gabigol në kryerjen e testit si dhe mungesën e respektit për instruksionet në marrjen e kampionëve.

Gabigol është akuzuar se ka shkelur nenin 122 të Kodit Brazilian të Antidopingut, që i referohet mashtrimit apo tentativës së mashtrimit në çdo fazë të procesit të kontrollit. Kodi parashikon pezullimin deri në katër vjet në rast dënimi. Sipas hetuesve lojtari nuk ju drejtua atyre para stërvitjes, pastaj i injoroi dhe shkoi për të drekuar duke i trajtuar me mungesë respekti.

Veç të tjerash po sipas tyre Gabigol nuk ndoqi procedurat siç i ishin indikuar, duke marrë epruvetën për mbajtësen e kampionati pa i thënë askujt, duke u shfaqur i irrituar dhe e dorëzoi të hapur, ndryshe nga sa ishte instruktuar. Mbrojtja është bazuar në dëshminë e L.C. Camoron, biokimist që u pyet për të diskutuar mbi metodat dhe teknikat për kryerjen e testeve të antidopingut.

Sapo u vu në dijeni të vendimit Flamengo ,klubi ku luan Gabigol doli me një komunikatë ku shkruhet. “Clube de Regatas do Flamengo, mori në konsideratë përfundimin e procesit kundër atletit të tij Gabriel Barbosa, me dënimin për dy vjet, deri në prill 2025 me 5 vota dënim dhe 4 pafajësie , deklaron se e ka pritur i surprizuar vendimin në fjalë dhe do të asistojë atletin, në prezantimin e një rekursi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi kupton se nuk ka patur asnjë lloj mashtrimi dhe asnjë tentativë për të justifikuar aplikimin e këtij dënimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco